Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, vijojnë temperatuat nën zero, MOTI SOT

0

Dita e sostme do të nisë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Sipas Meteoalb, në Luginat e lumenjve do ketë prezencë të dukshme të mjegullës, ndërkohë që, orët e mesditës vijojnë në të njëjtat kushte atmosferike për pjesën më të madhe të vendit, vetëm zonën e Alpeve do kenë zhvillim të vranësirave dhe flokë dëbore. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes por rritje më të ndjeshme do ketë gjatë mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu