Flamurët e Shqipërisë dhe Turqisë janë vendosur në shtyllat e ndriçimit në rrugën kryesore të Laçit. Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë nesër vendin tonë dhe më pas do të shkojë drejt qytetit të Laçit për të përuruar 524 ndërtesat e reja për familjet që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Projekti i ndërtimit të këtyre banesavë është financuar nga shteti turk.