Përfundon referendumi në Serbi, mediat: Pjesëmarrja 31%

0

Referendumi në Serbi për ndryshimet në sistemin e drejtëisë përfundoi në orën 20:00. Sipas sondazheve të mediave, pjesëmarrja në votime mund të jetë 31%. Për sa i përket rezultateve të para të referendumit ato priten të publikohen në orën 22:00.

Një orë përpara se të mbylleshin qendrat e votimit, pjesëmarrja e përgjithshme ishte 25.25%.

Qytetarët e Serbisë votuan sot për ndryshimet kushtetutese në fushën e drejtësisë, të propozuar nga Qeveria e Serbisë për të siguruar pavarësi më të madhe, efikasitet dhe përgjegjësi të gjyqësorit, pavarësi dhe përgjegjësi më të madhe të prokurorisë publike, mbrojtje më të mirë të qytetarëve, të drejtat dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Qeveria serbe dhe presidenti Aleksandër Vuçiç besojnë se këto ndryshime të sistemit të drejtësisë në vend janë të përafruara me modelet e sistemeve juridike të vendeve të Bashkimit Europian.

Ditën e djeshme, Kosova miratoi rezolutën kundër mbajtjes së referendumit serb në zonat ku ka minoritet serb.

BURIMI: ESPRESSO


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu