Takimi në Fier, PD: Çfarë po i’u kërkon Sali Berisha sot demokratëve? Të bëjmë një akt vetvrasjeje duke…

0

Pas takimit të kryedemokratit ne Fier, Partia Demokratike ka shpërndarë në faqen zyrtare të sah mesazhin e antëares së partisë Suzana Malaj.

Në mesazhin e saj thuhet se Berisha po kërkon që demokratët të shkëputen nga aleati kryesor i vendit SHBA, duke e quajtur si akt vetvrasjeje.

Malaj thotë se demokratët nuk mund të pranojnë të shpallen non grata nga aleatët perëndimorë dhe nga SHBA.

Postimi i plotë:
“Çfarë po i’u kërkon Sali Berisha sot demokratëve? Ka nisur turin e dytë fantazmagorik dhe nuk po kërkon as më shumë e as më pak, po ai po kërkon që ne të gjithë bashkë të bëjmë një akt vetëvrasjeje.

A mund ta pranojnë demokratët të shpallen të padëshiruar nga aleatët tanë perëndimorë dhe nga aleati ynë i madh strategjik Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Kjo nuk është as e drejtë, as e moralshme. Kjo është mizori dhe demokratët nuk kanë pse të vrasin aspiratën e tyre për të nesërmen”, shprehet ajo.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu