Presidenti turk Recep Tajip Erdogan do të vijë ditën e nesërme në Shqipëri për të inspektuar nga afër punimet e bëra në zonën e Kurbinit në kuadër të procesit të Rindërtimit. Por dita e nesërme ka edhe një simbolikë tjetër, e denjë për fjalën “provokacija”!
Presidenti i Turqisë vjen në Shqipëri më 17 janar, ditë që shënon edhe 354 vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), simbolin e rezistencës shqiptare ndaj pushtimit të Perandorisë Osmane në trojet shqoptare dhe më gjerë në Ballkan. Madje dhe investimi i turqëve, që mund të ishte bërë kudo në vendet e prekura nga tërmeti, u zgjodh të bëhej pikërisht në Laç, zonë që përkon me Sanxhakun (ndarje territoriale) e Kurbinit, si një shenjë e miqësisë mes dy vendeve.
Sigurisht që ky detaj i kapur me vizitën e Erdoganit mund të jetë një rastësi, por simbolika qëndron. Mbetet për t’u parë sesi do komentohet sot nga kryeministri Edi Rama dhe miku i tij i ngushtë inagurimi i 524 apartamenteve, të cilat u dëmtuan nga tërmeti tragjik i 26 Nëntorit.
Ndoshta dhe Erdogan do ta cilësojë njëjtë historikun mes dy vendeve si ambasadori i atashuar në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük, i cili tha se “osmanët erdhën në Ballkan për të mbrojtur trojet shqiptare”. Mesa duket për turqit fshija e historisë më një të rënë të lapsit është e thjeshtë, por nënshtrimi prej më shumë se 500 vitesh nuk harrohet. Edhe pse sot do të filmohet “Komedia e Kurbinit”…