Aksi Napoli-Liverpool ishte etiketuar si “i përfunduar”, por Carlo Ancelotti nuk ka ndërmend të mbyllë fletoren.
Ish-trajneri i Milanit ka marrë përsipër Real Madridin, duke e rikthyer në krye të La Ligës dhe mbi të gjitha duke fituar sërish.
Me 2-0 në Athletic Bilbao, Ancelotti fitoi trofeun e tij të 21-të në karrierë, i pesti me Real Madridin, duke u bërë italiani i parë që fiton një Superkupë të Spanjës.
Ancelotti nuk kishte arritur të fitonte asnjë trofe që nga gushti 2017, kur fitoi Superkupën e Gjermanisë me Bayer Munich në penallti kundër Borussia Dortmundit. “Një fitore eksperience dhe metodash tradicionale”, thonë në Spanjë, ku normalitetit të Ancelottit i shtohet edhe triumfi në Superkupë.