Më 17 janar nis seanca e parë e Kuvendit për vitin 2022.
Në fillim është kënduar himni i flamurit më pas kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se ky sesion do të nisë me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të David Sassolit.
“Ashtu siç e kemi paracaktuar, do të mbajë një fjalim hapës presidenti turk Erdogan. Si fillim do të mbajmë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të presidentit të Parlamentit Europian, David Sassioli.
Ne humbëm një mik të madh të Shqipërisë. Për të nderuar kujtimin e tij ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje”, tha Nikolla.