“Kemi pjekuri, problemet tona i zgjidhim vetë”, Alibeaj për deputetët e përjashtuar: Nuk kemi nevojë për ndihmën e askujt nga ajo anë

0

Kreu i Grupit Parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj: Tashmë problemet tona janë të kaluara. Ato të cilat në këto katër muaj i filluam dhe me shumë vështirësi. Çështja e zgjedhjeve të 25 Prillit nuk ka për t’u mbuluar. Nga ajo buron çdo lloj defekti i këtij Kuvendi. Masakra e 25 prillit u është mbivendosur shqiptarëve. Është detyra jonë si burra dhe gra, detyrimi ynë për të bërë gjithçka për të rikthyer votën e lirë tek shqiptarët. Së dyti korrupsioni, që vjen pas humbjes së zgjedhjeve. Kjo do jetë një tjetër nga sfidat tona që do të vazhdojë. Në fakt si për njërin dhe për tjetrin kanë ndodhur ngjarje të mëdha këto katër muaj ku kemi pasur problem brenda shtëpisë tonë, probleme të cilat duhet t’i mbajmë brenda nesh.

Shumë shpejt shumë prej këtyre partive do të jenë bosh. Ky është misioni ynë dhe për këtë do të luftojmë më fort. Ka kaq kohë që kemi kërkuar reform zgjedhore reale të vërtetë që përcakton atë që është problemi kardinal i këtij vendi. E kërkojnë shqiptarët, e kërkojnë ndërkombëtarët në raportet e OSBE-ODIHR-it.

Për t’ju kthyer legjitmimtetit në këtë parlament një është ajo që është e dukshme për çdo shqiptar, Vettingu në politikë, kjo është sfida morale, politike, juridike dhe quajeni sit ë doni. Kjo është sfida. Në këtë parlament duhet të tregosh që je imun ndaj korrupsionit. Nëse do bëhet ky Vetting atëherë ky vend do jetë i shqiptarëve. Ne çështje tona i zgjidhim vetë. E kemi aq pjekuri, këtu jemi për hallet e shqiptarëve dhe nuk kërkojmë as ndihmë as bashkëpunim nga kjo pjesë (për deputetët e përjashtuar) apo nga pjesa këndej (për qeverinë).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu