Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, duket se e ka harruar shumë shpejt atë karton të kuq që mori në sfidën me Liverpul dhe ka preferuar të luaj live në TikTok.
Personi me të cilin futbollisti ka luajtur është një figurë shumë e famshme për të rinjtë shqiptarë, Kozak Braçi. Ai është i famshëm për lojërat që zhvillon në TikTok dhe intervistat që bën me shumë personazhe VIP nga shoëbizz-i shqiptar.
Loja e zhvilluar ndërmjet të dyve dhe biseda e tyre në TikTok zgjati më shumë se 15 minuta dhe arriti një numër të lartë shikimesh prej më shumë se 14 mijë njerëzve.
Gjatë lojës, Kozaku dëgjohët duke folur me superlativa për Xhakën, teksa i thotë “Je megalluks”, dhe më pas flasin për një intervistë me 69 pyetje që dëshiron t’i bëjë Kozaku Xhakës.