Përse Erdogan nuk e takoi? Meta: Nuk kam keqardhje, kisha ditë të mrekullueshme tek Skënderbeu, ai u ftua nga qeveria në 17 janar

0

A keni një arsye se nuk jeni takuar me presidentin Erdogan?

Presidenti Ilir Meta: Nuk kam asnjë arsye të kem ndonjë keqardhje se sot ditën e kam pasur të mrekullueshme duke filluar nga Skënderbeu në Lezhë dhe më pas në Krujë. Ai është ftuar nga qeveria shqipitare në 17 janar dhe është sjellë si i ftuar i saj. Dua të falenderoj të gjithë taksapaguesit e Turqisë për dhënien ndihmës për ndërtimin e shtëpive.

Pyetje: Jo pa qëllim e përmendët këtë 17 janar?

Presidenti Ilir Meta: Po nuk e thashë pa qëllim, por unë nuk jam përgjegjës i protokollit kështu që nuk e di se çfarë protokolli ka kryeministri apo dikush tjetër.

Pra nuk ka lidhje mungesa e takimit me Erdogan me faktin që ndihmoi Ramën në zgjedhjet e 25 Prillit?

Presidenti Ilir Meta: Jo nuk ka lidhje kjo aspak. Marrëdhëniet me Turqinë kanë qenë shumë të mira tradicionalisht dhe do vazhdojnë të jenë të mira. Nuk e kam patur ndonjëherë këtë shqetësim, nuk mund të ekzistojë një problem i tillë për pjesën e mungesës së takimit. Kur dikush kërkon një takim unë përpiqem ta takoj kur kam mundësi. Kur nuk kërkon unë kam gjëra të tjera për të bërë.

Pyetje: Erdogani apo qeveria që nuk donte këtë takim?

Meta: Nuk më intereson fare kjo çështje. Unë kam punuar me Turqinë që në kohën e Turgut Ozalit, dhe do vijoj ta bëj.

Pyetje: Ka lidhje me shkarkimin tuaj?

Meta: Nuk dua të merrem me këtë çështje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu