Zgjedhja e presidentes së re të Parlamentit Europian, reagon Basha: Mezi pres t’ju mbështes dhe të punojmë krah për krah

0

Ditën e sotme, u zyrtarizua zgjedhja e presidentes së re të Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Reagimet lidhur me këtë zhvillim, kanë qenë të shumta nga liderët politikë shqiptarë. Së fundmi ka ardhur edhe reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili ka shprehur urimet ndaj Metsolës duke shkruar në tëitter se mezi priste të bashkëpunonte me të për integrimin e Shqipërisë në BE.

Postimi i Plotë nga kreu i PD, Lulzim Basha në twitter:

Urime Presidentes së re të Parlamentit Evropian, @RobertaMetsola . Duke ju uruar më të mirën dhe çdo sukses në pozicionin tuaj të ri, mezi pres t’ju mbështes dhe të punojmë krah për krah për të përmbushur integrimin e Shqipërisë në BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu