Ish-kryehetuesi i komunizmit: Mehmet Shehu u vra, s’ju lejua autopsia

0

Qemal Lame, ish-kryetar i hetuesisë gjatë kohës së komunizmit, këmbëngul se ish-kryeministri Mehmet Shehu ishte vrarë nga regjimi. Gjatë një lidhjeje në emisionin “Opinion”, Lame u shpreh se ish-kryeministrit nuk i ishte bërë autopsia edhe pse ministri i Shëndetësisë e kishte kërkuar.

Ndërkohë që shtoi se sipas tij e gjithë ngjarja është e manipuluar, duke renditur edhe njëherë faktet që e bëjnë të dyshojnë se Shehu ishte ekzekutuar.

“Ngjarja është krejtësisht e manipuluar. Në rast se kryhet një vrasje apo vetvrasje ka gjurmë të tjera. Në rastin konkret provat që janë administruar nuk janë origjinale. Vendi i ngjarjes është ribërë. Nuk është vendi i ngjarjes origjinal. Që kur vajti bodiguardi i ka gjetur të hekurosur, batanijet të sheshuara, i mbuluar, i rregulluar dhe në rast se do të kishte kryer vetvrasje nuk do të kishte qenë në atë gjendje. Është urdhëruar të mos bëhet autopsia. E dyta, Ministri i Shëndetësisë sapo shkoi tha: është vrasje, jo vetevrasje, ndaj dhe u dënua me pushkatim,”- tha Lame.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu