Në lagjen ‘5 Maji’ në Tiranë ka nisur mëngjesin e sotëm aksioni i IKMT për prishjen e disa ndërtesave, të cilat preken nga procesi i rindërtimit nga bashkia e kryeqytetit. 19 janari ishte afati i fundit që banorët e këtyre banesave ti lironin ato, por jo të gjitha u janë bindur urdhrit. Banorët e kanë kundërshtuar këtë projekt që nga fillimi dhe prej gati 3 muajsh kanë zhvilluar protesta pasi sipas tyre nuk kanë arritur një marrëveshje me bashkinë.
Ndërkohë, njëri prej banorëve që nuk largohet nga banesa e saj është një zonjë, e cila është kapur nga kamerat teksa negocion në ballkonin e shtëpisë së saj me forcat e policisë, të cilat kanë shkuar ta nxjerrin nga aty, por ajo nuk pranon të dalë që andej.
Fadromat e IKMT-së kanë shkuar në zonë, ndërsa policia ka shoqëruar disa persona.