Aksioni ‘Astrolab’, Policia Italiane: Pika e takimit në Turqi, përdornin emra falsë

0

Përfaqësues të Policisë Italiane kanë dhënë të tjera detaje lidhur me operacionin e përbashkët për shkatërrimin e 4 grupeve kriminale, të cilët akuzohen se kryenin trafikim të paligjshëm të emigrantëve nga Lindja e Mesme, me destinacion final vendet e Bashkimit Evropian.

Në konferencën e përbashkët, me Drejtorin e Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj, përfaqësues të policisë italiane, thanë se trafikantët përdornin emra falsë në kryerjen e këtij aktiviteti kriminal, ndërsa shtuan se pika e takimit ishte në Turqi, pastaj ndiqej rruga detare ose tokësore përmes Sirisë dhe prej andej nga bregdeti italian

“Operacioni “Astrolabi”, i cili u finalizua ditën e sotme. Ai filloi në muajin mars të 2020, kur ishin në mbyllje të plotë, në bregdetin e Salermos, nga ky nisi hetimi operativ nga Lecce. Më pas nisi hetimi që janë zhvilluar nga Lecce dhe më pas me kolegët e bashkëpunimit ndërkombëtar. Karakteri i strukturuar të kësaj organizate e bëri të nevojshëm krijimi e një grupi pune dhe më pas u përfshi agjencia shtetërore e informacionit që bashkëpunoi dhe me zyrat e drejtorisë sonë. Hetimet e kryera sot, 22 vendimeve penale, janë kryer edhe kontrolle, 30 flukse migratore, pika e takimit ishte në Turqi, pastaj ndiqej rruga detare ose tokësore përmes Sirisë dhe prej andej nga bregdeti italian. Përdorin emra false, kemi gjetur kanalet financiare të përdorura, që nga pagesat që kryheshin nga njerëzit deri në 10 mijë”, u shpreh në lidhje përfaqësuesi nga policia italiane, një nga palët bashkëpunëtore në shkatërrimin e 4 grupeve kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu