Teksa ishin ulur në krevatin e tyre modelja Beniada Nishani dhe aktorja Arjola Demiri shihen në disa momente provokuse. Beniada i ulet sipër aktores dhe më pas fillojnë një bisedë si të ishin çift. Beniada i tha aktores mos e shikonte Monikën teksa zhvishej pasi ajo “e dashuron”. Aktorja Arjola Demiri e ka vazhduar shakanë duke i thënë se “nuk ka asgjë të keqe” që edhe dy gra mund të dashurojnë.
Arjola: Çfarë ke zemra ime që je e menduar?
Beniada: Nuk don t’iua tregoj të tjerëve. Me të tjerët jam shumë e turpshme. Zemër pse bën kështu pse nuk më shikon kurrë?
Arjola: Sepse jam dashuruar, humbur.
Beniada: Me kë?
Arjola: Me Nikën?
Monika: Ju po përqafoheni unë u zhvesha.
Beniada: Vëllai i madh, Monika nudo, seksi.
Arjola: Mund të zhvishemi të treja.
Beniada: Jam shumë xheloze, mos e shiko më Monikën.
Arjola: Jo nuk e shikoj.
Beniada: As me një sy.
Arjola: Ok, po me dy sy ta shikoj.
Beatrix: Çfarë po bëni?
Monika: Asgjë, këto po puthen.
Arjola: Çifti më i ri në Big Brother VIP.
Beniada: Çifti më i bukur te shtëpia e BB VIP, Arjola e Beni, edhe dy gra mund të dashurojnë, nuk ka asgjë të keqe.
Arjola: Asgjë të keqe nuk ka.
Beniada: Të plasin nga inati. Dashuria është gjëja më e bukur në botë.
Arjola: Po, të na ekzekutojnë kur të dalim nga këtu, të na përjashtojnë nga farefisi. Ti thjesht shko te prindërit, kërcet e thua mam, bab, erdha unë, e veç kur të plasë ndonjë tenxhere, ndonjë dru aty. Ik mallkuar qofsh.