Kërcënoi dhe rrahu me grushte dy persona, arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

0

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili pas një sherri me dy persona të tjerë, i ka kërcënuar dhe më pas i ka goditur me grushte të dy ata, duke i shkaktuar lëndime të lehta.

Ndërkohë, në pranga ka rënë edhe një 45-vjeçar nga Konispoli, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Po ashtu, është arrestuar edhe 38-vjeçar në Sarandë, pasi ka bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së tij.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

“5 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në Vlorë është arrestuar në flagrancë 1 shtetas dhe janë procedohen penalisht 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në pranga u vu shtetasi E. Ç., 28 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, për veprën penale “Menaxhimi mbetjeve”, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka hedhur mbetje të llojeve të ndryshme në afërsi të një hoteli në fshatin Zvërnec; U arrestua gjithashtu shtetasi J. Sh., 32 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë dhe ka ka goditur me grushte, shtetasit A. T. dhe R. T.; Po ashtu, edhe në pranga u vu eshte shtetasi A. P., banuese në lagjen “Pavarësia 3”, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u konstatua se kishte bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së saj, pa lejen e organeve kompetente. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Sarandës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin H. L., 45 vjeç, banues në fshatin Shalës, bashkia Konispol, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë punime në pjesën e jashtme të banesës së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu