“PD e gatshme për zgjedhjet lokale”/ Duma takim me gratë e LDG në Durrës: Mirëpresim të gjitha zonjat që t’i bashkohen këtij procesi

0

Nga Durrësi ku mori pjesë në një takim me gratë demokrate të LDG-së lokale, nënkryetarja e PD-së Grida Duma komentoi zhvillimin politik të ditës, mbajtjen e zgjedhjeve lokale në 6 bashki, më datë 6 mars, që duket se do të jetë data që pritet të dekretohet nga presidenti Ilir Meta.

Sipas Dumës, PD është gati për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme lokale, por edhe zgjedhje lokale në të gjithë vendin, duke pasur parasysh që në të gjitha bashkitë qeveris PS për shkak të bojkotit të opozitës më 30 qershor 2019.
E pyetur nga gazetarja e “News 24” dhe ‘Balkanweb’ Klodjana Haxhiaj, lidhur me deklaratën për shtyp të 4 kryetareve të degëve lokale të LDG, të cilat e konsideruan procesin për riorganizimin e Lidhjes së Gruas si antidemokratik dhe antistatuor, Duma tha se “mirëpret të gjitha zonjat, kushdo që të jenë kryetare të një strukture apo anëtare të LDG-së që t’i bashkohen këtij procesi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu