Reforma në Drejtësi, Kim: S’duan të funksionojë, vazhdoni trysninë tek politikanët

0

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar procesin e reformës në Drejtësi duke u shprehur se ka pasur edhe nga ata që nuk kanë dashur që të funksiononte. Në një intervistë për emisionin “Now”, ambasadorja Kim shtoi se qytetarët shqiptarë duhet që të vazhdojnë e të ushtrojnë presion në mënyrë që edhe politikanë të vendosen para drejtësisë.

Megjithatë edhe pse nuk ka përmendur emra se kush janë personazhet që nuk e kanë dashur reformën në Drejtësi, Kim pranoi se sipas saj me arrestimin e zyrtarëve të lartë, institucionet e reja fituan besimin e të gjithëve.

“Nuk ka qenë e lehtë, e shpejtë apo e përsosur. Mendoj se janë dhimbjet e rritjes. Vitet e para ishin të vështira. Për 3 vjet Kushtetuesja nuk funksiononte dot. Tani funksionon. Këtë vit do të shohim më shumë gjykatës të emëruar që të kemi trupën e plotë. Ajo që kam vërejtur për reformën në Drejtësi është që shumë nuk duan të funksionojë. E këta nuk janë shumica e qytetarëve. Ata duan ta shohin të zbatuar. Psh kur panë zyrtarë të lartë që arrestoheshin nga SPAK menduan se më në fund reforma po funksionon. Kanë të drejtë që të vazhdojnë trysninë tek të gjithë institucionet e drejtësisë, e të vazhdojnë trysninë edhe tek politikanët,”-u shpreh ambasadorja amerikane në Shqipëri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu