Nedim Bajrami është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm te skuadra e Empolit. Në takimin që po luhet mes Interit dhe Empolit e vlefshme për raundin e 1/8-të të Kupës së Italisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka shënuar golin e barazimit në minutën e 61′.
22-vjeçari shënoi edhe në kampionat ndaj Milanit në takimin e datës 22 dhjetor.Në “San Siro” është edhe mesfushori Kristjan Asllani që po bën një paraqitje pozitive.