Një alarm për bombë mëngjesin e sotëm ka terrorizuar Gjykatën e Shkallës së Parë të Athinës, në pallatin në rrugën “Degleri”.
Mediat lokale bëjnë me dije se ka qenë një telefonat që ka ngritur alarmin se pranë gjykatës kishte një bombë. Në vendngjarje ndodhen persona të departamentit të asgjësimit të mjeteve shpërthyese të ELAS-it, të cilët po kryejnë hetime të plota.
Mbetet për të parë nëse ka një bombë, apo ka qenë një alarm fals nga telefonuesi.