Ministri britanik: Duhet të mësojmë të jetojmë me Covid

0

Ministri i Shëndetësisë në Angli Sajid Javid ka thënë se Covid mund të jetë me ne përgjithmonë, por ai shpreson se të gjitha kufizimet mund të hiqen deri në mars. SkyNews shkruan se sipas Javid ne “mund” të kemi nevojë për një vaksinim vjetor kundër koronavirusit, një ditë pasi qeveria njoftoi se këshillat e punës nga shtëpia kishin përfunduar dhe kufizimet e Planit B do të hiqen të enjten e ardhshme.

I pyetur nëse donte të krahasonte virusin me gripin gjatë konferencës së shtypit të mbrëmshme në Downing Street, ai tha: Po, sepse ishte një shembull se si duhet të mësojmë të jetojmë me COVID. Mjerisht, njerëzit vdesin edhe nga gripi. Në një vit të keq gripi, fatkeqësisht mund të humbni rreth 20,000 jetë por ne nuk e mbyllim të gjithë vendin tonë dhe nuk vendosim shumë kufizime për ta trajtuar atë. Ne duhet të vazhdojmë jetën tonë me masa të arsyeshme, të përshtatshme dhe proporcionale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu