Largimi i 16-vjeçares nga banesa, Policia: Psikologes i tregoi se iku me dëshirë

0

Njoftimi i Policisë:

Në lidhje me rastin e largimit nga banesa të një shtetaseje të mitur, sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas kallëzimit të marrë nga familjarët, më datë 15.01.2022, për largimin nga banesa të vajzës 16 vjeçe, menjëherë kanë nisur kërkimet për gjetjen e saj.

Bazuar në informacionet e grumbulluara dhe veprimet hetimore, nga shërbimet e Policisë, më datë 19.01.2022, u bë e mundur gjetja e 16-vjeçares, në gjendje të mirë shëndetësore, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, Vlorë. Gjatë intervistimit me psikologun, 16-vjeçarja ka treguar se është larguar nga banesa, me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu