Meta dekretoi datën e zgjedhjeve, Rama nuk humbet kohë, ja kë thërret në selinë e PS-së…

0

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur ditën e sotme në selinë e Partisë Socialiste. Në orën 13:30 ka startuar mbledhja e Kryesisë në seli me socialistët. Mësohet se tema e diskutimit pritet të jenë përgatitja për zgjedhjet lokale në 6 bashkitë që kanë mbetur pa kryetar.

Mëngjesin e sotëm, Meta dekretoi 6 marsin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme në gjashtë bashki të vendit që kanë mbetur pa kryetarë. Partia Demokratike dhe Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike janë shprehur të hapur për të shpallur kandidatët e tyre.

Cilat bashki janë pa kryetar?

Për momentin Shkodra është drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, Voltana Ademi, e cila u rikthye në detyrë pas largimit të Valdrin Pjetrit. Dibra mbeti pa kryetar bashkia pasi Dionis Imeraj dha dorëheqjen. Durrësi ka Emirjana Sakon, pasi Vlabona Sako u largua nga pozicioni i saj si kryebashkiake pas një gafe që bëri pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Haxhi Memolla u nda nga jeta dhe për pasojë në krye të bashkisë së Rrogozhinës u komandua Edison Memolla. Lushnja pasi kryebashkiaku Fatos Tushe u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu