Dyshohet se është infektuar me Covid-19,ndryshohet arbitri i ndeshjes Milan-Juventus

0

Daniele Orsato, arbitri i caktuar për të drejtuar ndeshjen mes Milanit dhe Juventusit, nuk do të jetë i pranishëm në “San Siro”. Hipoteza më e mundshme, duke parë infektimet e shumta me variantin Omicron, është që ai të jetë pozitiv me Covid.

Ky është njoftimi për shtyp i AIA-s: “Arbitri Daniele Orsato, i caktuar për ndeshjen Milan-Juventus, e vlefshme për javën e 23-të të Serie A, do të zëvendësohet nga kolegu i tij Marco Di Bello i caktuar fillimisht në VAR, ndërsa vendin e tij do e marrë Aleandro Di Paolo”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu