Konflikti në PD reflektohet në KQZ, Celibashi i jep të drejtë përfaqësuesit të Bashës

0

Përplasja e radhës e Partisë Demokratike ka ndodhur këtë të shtunë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku u mbajt edhe seanca e parë për nisjen e procesit të pjesshëm zgjedhor në gjashtë bashki të vendit.

Në nisje të kësaj seance, Indrit Sefa, përfaqësues ligjor i PD-së, kërkoi fjalën duke i bërë me dije kryetarit strukturën e demokratëve, ku sipas tij, partia ka vendosur atë si përfaqësues ligjor, së bashu me Marash Logun.

Në këtë detyrë më parë, ka qenë Ivi Kaso, i cili ishte i pranishëm në seancë, por këtë herë si përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit. Ky i fundit parashtroi përpara Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, argumentin se Lulzim Basha është shkarkuar me vendim të Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, më 11 dhjetor 2021.

Po ashtu, ai ka thënë se vula dhe logoja e PD-së, janë rifreskuar me vendimet e këtij Kuvendi.

Mirëpo, komisioneri, duke u bazuar edhe në aktet ligjore të KQZ-së, ka parashtruar faktin se raporti mes institucionit zgjedhor dhe partive politike, është tërësisht institucional.

I pyetur dje nga Top Channel se kë njeh si kryetar të Partisë Demokratike, Celibashi tha se duhet të shfaq një sjellje korrekte dhe institucionale, duke shtuar se partia që kërkon të regjistrohet duhet të paraqesë një sërë dokumentesh, një preh tyre nga Gjykata e Tiranës që përmban të dhënat mbi partinë politike, përfshirë emër, organet drejtuese, organet kompetente për të mbajtur marrëdhëniet me të tretët. Kështu që nuk është një çështje e komisionit është një çështje e përcaktuar mirë nga ligji.

Në mungesë të logos dhe vulës Sali Berisha ka nisur negociatat me aleatët e PD-së për tu regjistruar si koalicion në zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu