Reshje dëbore dhe nisin edhe Jugun e Shqipërisë (Foto)

0

Rënia e konsiderueshme e temperaturave ka bërë që jo vetëm në zonat malore, por dhe në disa fushore të ketë reshje dëbore. Së fundmi, në qytetin e Fierit dhe Vlorës reshjet e borës po bien me intensitet të ulët. Kjo gjë ka habitur banorët e qytetit, pasi dëbora nuk është një fenomen i zakonshëm.

Së fundmi, edhe në malin e Llogarasë në Vlorë dëbora po bie intensitet të lartë.

Vendi jonë po përshkohet me masa tepër të ftohta ajrore. Duke nisur nga dita e sotme, temperaturët do të zbresin nën 0 gradë celcius dhe dita e hënë parashikohet dita e kulmit të motit të ftohtë. Sinoptikanët parashikojnë se temperatura mund të arrijë në -17 gradë celcius. Meteorologët shtojnë se reshjet e dëborës do të përhapen në mbarë Shqipërinë.

Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi mbylljen e shkollave në të gjithë vendin për shkak të përkeqësimit të motit.

Aktualisht, dëborë ka rënë në Peshkopi, Lumë, Korçë, Librazhd dhe zona të tjera malore. Policia rrugore dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar është në angazhim të plotë për lehtësimin e qarkullimit të automjeteve.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu