Kennedy, një John Terry i ardhshëm, i pafat si futbollist por jo me llotarinë…

0

Karriera e një futbollisti, sado e famshme dhe e rëndësishme të jetë, është gjithmonë në rrezik. Në futbollin modern nuk ndodh aq shpesh, por një dëmtim mund të çojë në një seri rikthimesh, të cilat përfundimisht të detyrojnë të varësh këpucët.

Karriera përfundon papritur dhe kur të mungojnë të ardhurat financiare, duhet t’i shpikësh veten me një punë të re. Nëse nuk keni një fat të çmendur.

Si ai i Terry Kennedyt, ish-futbollisti i Sheffield United. Ai që mund të kishte një të ardhme të rëndësishme, duke pasur parasysh se të gjithë e konsideronin si John Terry “flokëkuq”.

Ish-mbrojtësi kishte shok skuadre, por poshtë vetes, edhe një farë Harry Maguire, i cili tani është kapiteni i Manchester United dhe një nga shtyllat e kombëtares së “Tre Luanëve”. Por Kennedy nuk ia doli. Siç shpjegon “Sportbible”, dëmtimet e vazhdueshme në gju e detyruan atë të linte futbollin. Ai mbeti thjeshtë një kujtim…

Megjithatë emri i tij është rikthyer në qendër të vëmendjes në Angli, për arsye që nuk kanë lidhje me futbollin… Një telefonatë njoftoi se Terry Kennedy fitoi një milion paund në short. Pamjet filmike të Kennedyt të shtangur nga befasia, tani janë bërë virale. Të gjithë kanë filluar të ndajnë historinë e tij të futbollit. Ja pra që mund të mos kesh pasur fat në fushë… por në llotari po!

 



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu