Kryeministri Edi Rama kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë për legalizimin e kanabis në Shqipëri. Ai ka publikuar pyetjen e gjashtë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar, e cila lidhet me legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Rama shkruan se kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njeri-tjetrin.
POSTIMI:
KËSHILLIMI KOMBËTAR/ PYETJA 6Për të ecur më shpejt e për t’u ngjitur lart, kemi nevojë të lëmë pas krahëve llogoret përçarëse të partive dhe të dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin! Ju ftoj të gjithëve të jepni opinionin tuaj në këtë proces popullor që zhvillohet për herë të parë dhe është i hapur për çdo shqiptar, kudo qoftë jeton e banon, pavarësisht bindjeve e simpative politike, duke klikuar si vijon https://keshillimikombetar.al/#LeTëDëgjojmëNjëriTjetrin”, shkruan Rama.
Ka njerëz që thonë se Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit për qëllime mjekësore, pa e legalizuar për arsye përdorimi vetjak. Të tjerë thonë që kanabisi nuk duhet të lejohet as për qëllime mjekësore. Si mendoni ju?