Moti i keq në Shqipëri, MIE: Është çarë linja e furnizimit me ujë në Kukës (Raporti)

0

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) publikoi raportin e 24 orëve të fundit lidhur me transportin dhe furnizimin me ujë e energji elektrike pas përkeqësimit të kushteteve atmosferike. Në një raport të publikuar në faqen zyrtare, MIE se i vetmi problem deri tani është linja kryesore e furnizimit me ujë në qytetin e Kukësit, e cila është dëmtuar për shkak të ngricave.

Për sa i përket furnizimit me enegji elektrike, Ministria e Infrastrukturës saktëson se janë riparuar 10 difekte në qytetet Shkodër, Berat, Lushnje dhe Gjirokastër.

Qarkullimi në akset rrugore nuk ka shfaqur probleme në 24 orët e fundit. Në tabelën e publikuar, Ministria rendit të gjitha akset rrugore në vend dhe masat se si duhet të lëvizin drejtuesit e automjeteve. Përveç aksit Ura e Çerenecit-Klenjë ku lejohet përdorimi i zinxhirëve në goma, në të gjitha rrugët e tjera drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin goma dimërore.

Vendi ynë do të vijojë edhe ditën e sotme uljen e ndjeshme të temperaturave, ndërsa do të karakteriziohet nga një mot me kthjellime. Sipas MeteoAlb masat ajrore me origjinë polare do të diktojnë orët e para të ditës mot të kthjellët, por ekstremisht të ftohtë në të gjithë vendin tonë. Parashikohet që pasditja dhe kryesisht mbrëmja të shtoj vranësirat në jug-juglindje por nuk priten reshje. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të jenë negative gjatë gjithë 24-orëshit në zonat lindore. Temperaturat e ajrit ulen sërish në vlerat minimale dhe maksimale duke luhatur vlerat ditore nga –12°C deri në 8°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 Ballë.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu