Humbja ndaj Kukësit ishte një lloj tronditje për skuadrën e Skënderbeut që doli pa pikë në një ndeshje që mund të kishte marrë më shumë duke parë se për shumë minuta luajti me një lojtar më tepër.Trajneri i Skënderbeut, Migen Memelli u shfaq i zhgënjyer pas humbjes. Tekniku la të kuptohej se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për sa i përket të ardhmes së tij.
“Le të jemi sa më korrekt. Unë nuk kam punuar kurrë në një ambient kaq të qetë. Presidenti më ka lënë dorë të lirë. Më është plotësuar çdo gjë që kam pasur deri në sot. Kemi lojtarë me moshë të re, investojmë tek ata për të përfituar nga shitja e tyre. Mbështetja ka qenë e plotë, ndonjëherë njeriu duhet t’i shikojë gjërat edhe me veten. Në këto 24 orë duhet qetësi për të kthjelluar mjegullën që na rrethon.
Jam gjithmonë një njeri që shpreh mirënjohjen time, me njerëzit që punoj. Dua të kthjellohem, sepse mërzitja është e madhe. Minimumi është që duhet të kishim dalë me 1 pikë.Unë i qëndroj pjesës time, dua të kthjellohem për këtë që ndodhi sot dhe pastaj të shikojmë vazhdimësinë se si duhet të jetë”, u shpreh Migen Memelli.