Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar dënimin me 12 vite burgim të Bledar Tetës, i cili u arrestua pas vrasjes së ish-efektivit Santiago Malko në Tiranë, në gusht të vitit 2019.
Teta akuzohet për veprën penale të “Vrasjes së kryer paramendim“ në bashkëpunim në kuadër të “Grupit të Strukturuar kriminal”. Në seancën e zhvilluar sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme, prokurori i çështjes renditi provat për implikimin e Tetës në vrasjen e Santiago Malkos dhe lexoi pretencën.