Tensionet Rusi –Ukrainë kanë sjellë shqetësim të autoriteteve, të SHBA dhe perëndimit të cilët kanë bërë thirrje për ulje të tensioneve.
Ndërkohë Kremlini ka akuzuar NATO-n se ka rritur tensionet me paralajmërimin për vendosjen e forcave të reja të Aleancës në Europën Lindore, pikërisht në kulmin e krizës në Ukrainë.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Uashingtoni dhe NATO janë ato që po përshkallëzojnë tensionet përmes njoftimeve për ‘veprime konkrete’.
Ndërkohë aleatët e NATO-s janë vendosur në gatishmëri për të dërguar anije dhe luftëtar në Europën Lindore.