Prej 9 ditësh rezulton i zhdukur shtetasi Sadik Xheka, 80 vjeç, banues në Shupenzë. Njoftimi është bërë nga djali i tij pasi që më datë 15 janar ai nuk është kthyer në banesë.
Djali thotë se babai i tij vuan nga skleroza. Familjarët bëjnë apel për ndihmë, pasi nuk dinë asgjë rreth fatit të të moshuarit. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të jetë parë për herë të fundit.
Shërbimet e policisë vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme. Në rast se dikush ka informacion për shtetasin e lartëpërmendur telefononi në nr 112 ose në nr 0694110216.