Një përleshje e rëndë ndodhi të hënën në mbrëmje, në stadiumin “Olembé” në Yaoundé, përpara raundit të 16-ave në Kupën e Afrikës, para ndeshjes midis Kamerunit dhe Komoros (2-1).
“Tetë vdekje janë regjistruar,” sipas një raporti të ministrisë të marrë nga AFP, dhe ka rreth pesëdhjetë të plagosur.
“Kishte tronditje, teksa regjistrojmë kudo lëvizjeve të mëdha të turmës. Ne jemi duke pritur për informacione të besueshme dhe numrin e viktimave,” – tha Abel Mbengué, zëdhënës i Komitetit Organizativ të CAN, duke dënuar një “incident dramatik”.
Në fillim të takimit, në orën 20:00, kishte ende shumë njerëz jashtë. Kassim Oumouri, komentator i TV Comorian tregon: “E gjeta veten pranë portës, i tha ai agjencisë AP, por në anën e djathtë një i ri hapi njërën nga dyert, por dikush nga sigurimi i tha se nuk duhet ta bënte, por ishte tepër vonë. Turma, më shumë se 400 njerëz sipas Oumouri, filluan të binin mbi njëri-tjetrin. Nuk mund ta imagjinoni këtë në një stadium futbolli”.
Në një deklaratë për shtyp të botuar pak para mesnatës, CAF shpjegoi se “po hetonte situatën dhe po përpiqej të kishte më shumë detaje mbi atë që ndodhi”. Sekretari i përgjithshëm i konfederatës është në spital për të vizituar viktimat. Gjatë takimit dëgjoheshin sirenat e ambulancave që po merrnin të plagosurit për t’i dërguar në spitalet lokale.