Hanxhar dhe sende të forta, sherr masiv në një klub nate në Indonezi, të paktën 19 viktima

0

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur në një klub nate në provincën Papua Perëndimore të Indonezisë.

Sipas mediave të huaja dy grupe janë përleshur me njëri-tjetrin me hanxharë e sende të forta, tha zëdhënësi i policisë Ahmad Ramadhan.

Nëntëmbëdhjetë persona kanë mbetur të vdekur në një klub nate në provincën Papua Perëndimore të Indonezisë, thanë zyrtarët të martën.

Policia evakuoi vizitorët gjatë përleshjes, por më vonë zjarrfikësit gjetën 18 trupa në një nga dhomat brenda ndërtesës.

Një tjetër person i gjetur i vdekur ishte anëtar i një grupi të përfshirë në luftime.
Policia po heton ende se çfarë e shkaktoi përplasjen dhe nëse zjarri ishte i qëllimshëm apo aksidental.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu