LAJM I FUNDIT/ Vetingu i qindra gjyqtarëve në pikëpyetje, një tjetër anëtar i KPA nën hetim nga SPAK (Emri+akuza)

0

Pas Luan Dacit, një tjetër anetar i Kolegjit te Posaçëm të apelimit është vënë nën hetim nga SPAK. Burime nga struktura antikorrupsion bene me dije se nën hetim është vënë Ardian Hajdari, për akuzën e “falsifikimit të dokumenteve”.

Zyrtarisht SPAK, thotë se çështja është ende nën hetim, por sipas informacioneve hetimet janë drejt fundit dhe në ditët e ardhshme Hajdarit pritet ti komunikohet akuza.

Hajdari është kallëzuar penalisht në qershor 2020 nga ish-magjistratët Antoneta Sevdari, Elsion Sadiku dhe Ervin Metalla.

Në të njëjtin kallëzim ishte edhe emri i ish-anëtarit tjetër të KPA-së, Luan Daci, i cili tashmë është shkarkuar nga detyra, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për të njëjtën akuzë, “falsifikim dokumentash”.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu