LAJM I FUNDIT/ Vrau për hakmarrje, Gjykata jep vendimin për Florian Përvathin

0

Gjykata e Lezhës ka lënë në burg të riun Florian Përvathi, i cili vrau me armë për hakmarrje 65-vjeçarin Lek Lekgjonaj.

Jashtë ambienteve të Gjykatës ishin shumë familjarë të të riut, i cili qëlloi për hakmarrje, pasi i kishin vrarë të atin 13 vite më parë.

Avokati mbrojtës i të miturit Andi Duraj, tha se dhe ai është vetë viktimë në këtë krim të rëndë që ka ndodhur, pasi sipas tij ka qenë pa kujdes nga shteti, në momentin që ka mbetur jetim.

“Është rasti që ka dy viktima, i pari është personi që ndërroi jetë, dhe i dyti autori i veprës penale.

Klienti im është fëmijë, është mjaft i tronditur, deklaratën e ka dhënë në prani të psikologut, është një nga ngjarjet m,ë të rënda, që ka vetëm viktima.

Ka pasur një mungesë kujdesi për këta persona që në momentin kur kanë mbetur jetimë”, u shpreh avokati.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu