Një defekt elektrik ka shkrumbuar banesën e familjes Kollçaku në Durrës dhe i ka rrezikuar jetën zonjës së shtëpisë. Ngjarja e rëndë është regjistruar këtë mesditë në qytetin bregdetar. Vetë familjarët kanë rrëfyer se përveç dëmeve materiale që u janë shkaktuar në banesë, zjarri u ka shkrumbuar edhe afro 40 mijë euro që mbanin cash në banesë.
Në një prononcim për SyriTV, pronarët shprehen se dëmet shkojnë deri në 50 mijë euro. Ata tregojnë gjithashtu se për rrezikun e kabullit të vendosur nga OSHEE ngjitur me apartamentin e tyre. Ndër të tjera ata shtuan se kanë bërë shumë herë ankesë, por nuk u është marrë në konsideratë. Ende nuk dihet se çfarë do të bëhet me familjen Kollçaku që ka mbetur pa banesë.