Koreja e Veriut lëshoi sot dy raketa të dyshuara balistike me rreze të shkurtër veprimi, duke shënuar testin e gjashtë raketor të fuqisë bërthamore të vetëshpallur këtë vit deri më tani.
Shefat e Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së Koresë së Jugut thanë se Pheniani lëshoi dy raketa drejt detit nga Hamhung në bregun lindor. Seuli tha se raketat fluturuan rreth 190 kilometra dhe u rrëzuan në Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë.
Rezolutat e OKB-së e ndalojnë Korenë e Veriut, një fuqi e vetëshpallur bërthamore, të testojë raketa balistike, disa lloje të të cilave janë të afta të mbajnë koka bërthamore.





