Sulmi ndaj mediave, RSF: Nisën pas publikimit të audio-përgjimit të Veliaj

0

Reporterët Pa Kufij kanë reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj mediave online në Shqipëri. Me anë të një reagimi, Reporterët Pa Kufij, shkruajnë se mediat online përfshirë këtu edhe Dosja.al, u sulmuan nga hakerat, pas publikimit të audio-përgjimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Në njoftimin nga RSF-ja gjithashtu është kërkuar një hetim.

RSF: Shqipëri: Disa media janë vënë në shënjestër të sulmeve kibernetike gjatë 2 ditëve të fundit pas publikimit të një audio kompromentues që zbulon përpjekjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për të ndikuar në zgjedhjet FSHF-së. RSF bën thirrje për një hetim për ndërhyrje të mundshme politike.

Ç’ka ndodhur me portalet?

Që prej ditës së hënë, ditë kur edhe njohur dritën e publikimit përgjimi skandaloz i kryebashkiakut Eriona Veliaj në mbledhjen me Shoqatat Sportive të Tiranë, Dosja.al mori sulmet e para. Asgjë nuk funksiononte dhe grupi i ekspertëve të IT-së që kujdesen për portalin e Dosja.al dolën në përfundimit së bëhej fjalë për sulme kibernetike. Nuk vonoi shumë dhe të njëjtat probleme nisën të kishin edhe portale të tjera, si Lapsi.al, Syri.net dhe SportEkspress. Qëllimi sigurisht rezulton të jetë fshirja e audios që përveç fjalorit vulgar të Veliajt, nxirrtë në pah dhe kontrollin e SPAK nga ana e Partisë Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu