Pakistan, 4 policë humbin jetën gjatë shpërthimit të një bombe

0

Gjatë shpërthimit të një bombe anash rrugës në një qytet në Pakistan kanë humbur jetën katër policë dhe tetë të tjerë janë plagosur.

Sulmi ndodhi në qytetin Sui në provincën Baluchistan në jugperëndim të Pakistanit. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por dyshohet se pas sulmit qëndrojnë grupe separatiste të cilat edhe më parë kanë organizuar sulme të ngjashme ndaj forcave të sigurisë në këtë zonë.

Abdul Qudoos Bizenjo, ministër provincial, dënoi sulmin me bombë dhe e quajti një akt terrorist. Ai premtoi se do të bëjë gjithçka për të arrestuar ata që organizuan sulmin.

Ai tha se të vrarët dhe të plagosurit ishin pjesë e forcës speciale të policisë lokale të njohur si Forcat e Paqes.

Sulmi i fundit erdhi dy ditë pasi militantët sulmuan një pikë kontrolli të sigurisë në Baluchistan, që vrau dhjetë ushtarë dhe një sulmues. Ka disa grupe separatiste në Baluchistan që organizojnë sulme kryesisht ndaj forcave qeveritare dhe policisë.

Separatistët në provincë po kërkojnë pavarësi nga qeveria qendrore në Islamabad. Edhe pse qeveria pakistaneze thotë se ka shuar kryengritjen, dhuna në Baluchistan vazhdon.//AA


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu