Shehi: “Kukësi? Ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare. Ne nuk kemi limite!”

0

Të dielën, në orën 16:45, në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet super-sfida e javës së 18-të të kampionatit të 83-të kombëtar të “Abissnet Superiores”.

Në prag të këtij takimi, përpara mediave ka dalë në një konferencë për shtypin edhe trajneri i bardhebluve të Tiranës, Orges Shehi, i cili ka folur për gjendjen e skuadrës së tij dhe kundërshtarin e radhës.

Sfida ndaj Kukësit – “Është një ndeshje e rëndësishme, por jo vendimtare, pasi ne e trajtojmë vetëm si sfida e radhës që vlen tri pikë. Kampionati është ende shumë i gjatë dhe nesër mbyllet vetëm gjysma e rrugëtimit, ndaj jemi larg sfidave vendimtare.”

Bilancet e kampionatit? – “Një bilanc do ta bëjmë padyshim pas sfidës së nesërme, megjithatë mund të them se kemi bërë një kampionat të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të mos i vendosim limite vetes.”

Kontigjenti – “Grupi është i plotë dhe do të jenë të gjithë të gatshëm për sfidën e nesërme. Edhe Hoxhallari që kishte një shqetësim të vogël e ka kaluar dhe është gati për të luajtur.”

Bilanci me Kukësin – “Nuk ndikon aspak në aspektin psikologjik bilanci me Kukësin. Ka skuadra që na ka ecur, si ndaj Vllaznisë, por ka edhe si Kukësi që nuk kemi pasur bilanc pozitiv në ndeshjet e fundit”,- përfundoi Orges Shehi, trajneri i Tiranës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu