Ndryshohet brava edhe tek dega e PD-së në Kukës, anëtarë nga Komisioni i Rithemelimit nuk futen dot brenda

0

Deklaratë për mediat nga Komisionit te Përkohshëm Rithemelues të PD Kukës:

Kukës 29 Janar 2022
Në zbatim të Udhëzimit nr.3, te Komisionit te Përkohshëm Rithemelues të PD, sot ne drejtuesit e Kryesisë së PD dega Kukës, njëkohësisht anëtarë të Grupit të punës për organizimin e zgjedhjeve ne Degën e PD Kukës, të mbledhur për të bërë bilancin e punës një-javore si dhe caktimin e axhendës per javen qe vjen, u gjendem para nje fakti te turpshem, te ndermarre nga ish drejtuesi i PD Kukës, dhe deputeti Hoxha, sot shërbëtorë të devotshëm të peng-ishkryetarit Basha; mbylljen me anë të ndërrimit te bravës së derës së zyrave të PD Dega Kukës.
Per fatin e keq te tyre, virusi i bravaxhinjëve i ka infektuar edhe këto persona duke i bërë “të sëmurë” të neveritshëm në sytë e opinionit publik te Kukësit.

Ato mendojnë se me mbylljen e dyerve te godinës arrijnë të tregojnë se janë pronarë të PD, por në fakt po marrin si shpërblim vetminë, urrejtjen dhe linçimin nga anëtarësia e PD dhe nga pjesa dërrmuese e votuesve të PD në Kukës.

O të mjerë !, nuk ju bën zyra apo vula e vjetër drejtues të PD! Këtë gjë e ndan vota ndaj, bindjuni asaj!
Njësoj si Basha në Tiranë, edhe Arifi me Flamurin në Kukës janë vetshndërruar ne pengje te pengut për t’i marrë frymën demokracisë dhe opozitarizmit, por e kane te kote pasi NE nuk do ta ndalim për asnjë moment vrullin e organizimit, për të vazhduar pa ndërprerje betejën me te keqen, luftën me korrupsionin, narkoqeverisjen, përbuzjen, izolimin, papunësinë, varfërinë dhe dhunën, deri ne fitoren e shumëpritur nga të gjithë shqiptaret kudo jetojne ato.

Ua kujtojme pengjeve te pengut dhe vetë pengut, se, zyrat e PD këtu në Kukës janë pronë e demokratëve te Kukësit dhe jo shpella të errëta konjukturash, vatra kurthesh e kulisash, paradhoma të trafikut të influencës kriminale politike.

Pronarë legjitimë nuk jeni ju, por, janë së paku 839 anëtarë te PD Kukës që me datë 18 Dhjetor 2021 votuan për të çliruar PD nga kryetari i shkarkuar me 11 dhjetor 2021 edhe me votën e 108 anetarëve të Kuvendit Kombëtar nga Kukësi.

Ato nuk do të shërbejnë kurrë më si zyra të këmbimit valutor; që mundin, djersën, gjakun dhe sakrificat e demokratëve të thjeshtë kuksianë të “depozitohen” në kontot bankare të kunatkryetarit, ndaj në emer të çdo demokrati u terheqim vëmendje të mos merren kurrë më mbyllje dyersh, uzurpim zyrash pasi zemërimi i anëtarësisë së thjeshtë kapërcen kufirin e mbështetjes suaj tek narkoqeveria.
Jua bëjmë të qartë se ju nuk i mbyllni dot dyert tona, por iu rikujtojmë se Kukësi ia ka mbyll përfundimisht derën Lulzim Bashës dhe blerjeve të tij në këtë trevë!

Me këtë rast, ftojmë të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PD: të bëhen pjesë aktive e Partisë Demokratike ne këto moment të vështira për Kukësin dhe gjithë Shqipërinë, të mbështesin proçesin e zgjedhjeve te reja, me kontribut të drejtperdrejtë, me anëtarësime te reja dhe zgjedhje të drejtuesve në nivel seksioni, grupseksioni dhe deges se PD, sipas parimit: Një anëtar- Një votë, në mënyre që përfundimi i këtij proçesi ta gjejë P.D.SH një parti ME TE FORTE, ME TE BASHKUAR, ME TE HAPUR


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu