45-vjeçari thyen derën e shtëpisë së një gruaje për të vjedhur energji elektrike

0

Korçë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Dhunimi i banesës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. S., 45 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka dëmtuar derën e banesës së shtetases K. D. dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë elektrike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.