Një person është plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës, pasi motori me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga.
VBëhet fjalë për shtetasin me inicialet P.M., rreth 65 vjeç, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor Manzë Durrës, shtetasi P. M., rreth 65 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga.
Për pasojë 65 vjeçari është lënduar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.