Nis votimi në Dibër, demokratët zgjedhin kandidatin për zgjedhjet e 6 Marsit
Votimi
DIBËR– Ka nisur votimi për Primaret e Partisë Demokratike edhe në Bashkinë Dibër. Anëtarët e kësaj force politike do të përzgjedhin ndërmjet tre kandidaturave atë që do ti përfaqësoje në zgjedhjet e 6 marsit.
Kandidatët janë:
1-Behar Dema Ekonomist
2-Premtim Kryemadhi Arsimtar
3-Dafina Muda Psikologe
Kutive të votimit pritet ti drejtohen sot 1150 anëtarë të Partisë Demokratike të kësaj Bashkie.