Një gazetare shtatzënë nga Zelanda e Re i është drejtuar talebanëve për ndihmë tani është e bllokuar në Afganistan pasi vendi i saj e pengoi atë të kthehej për shkak të një pengese në sistemin e karantinimit. AbcNews shkruan se Bellis duhej të largohej nga Katari pasi mbeti shtatzënë për shkak se seksi jashtëmartesor ishte i paligjshëm në vend
Në një kolonë të botuar në The New Zealand Herald të shtunën, Charlotte Bellis tha se ishte brutalisht ironike që ajo dikur kishte marrë në pyetje talebanët për trajtimin e tyre ndaj grave dhe tani ajo po i bënte të njëjtat pyetje qeverisë së saj.
“Kur talebanët ju ofrojnë – një grua shtatzënë dhe të pamartuar – një strehë të sigurt, ju e dini që situata juaj është e ngatërruar,” shkroi Bellis.
Pas botimit të kësaj letre Ministri i Reagimit ndaj COVID-19 i Zelandës së Re, Chris Hipkins tha se zyra e tij u kishte kërkuar zyrtarëve të kontrollonin nëse kishin ndjekur procedurat e duhura në rastin e Bellis.