Zgjedhjet/ Ristani: Jemi drejt një koalicioni, kandidatët e Bravës nuk llogariten

0

Anëtar i Komisionit të Rithemelimit Arben Ristani u shpreh në një prononcim për mediat se kandidatët e Lulzim Bashës janë të pallogaritshëm në zgjedhjet primare.

Ristani theksoi se duke qenë anëtar i PD-së në Vorë nuk votoi duke shtuar se ekziston mundësia për një koalicion, por pa u ndalur në detaje.

Pjesë nga deklarata:

Besoj se do të jemi drejt një koalicioni, të dhënat nuk mund t’jua jap tani. Do të vijnë ata që kanë për të votuar. Unë nuk jam anëtar i Partisë Demokratike në Vorë, ndaj nuk votova.

Kandidatët e Bravës për mua janë të pallogaritshëm në këto zgjedhje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu