“Po nisem për shtëpi”, ishte ky mesazhi i fundit që Erald Mejdani i dërgoi të ëmës në Facebook para se të zhdukej pa lënë gjurmë.
36-vjeçari u gjet sot i pajetë në një godinë të pabanuar në qytetin e Fierit, disa ditë pasi kishte humbur çdo kontakt me familjarët.
Këta të fundit denoncuan në polici rastin, por edhe në media ku tregonin se prej 9 janarit ata nuk dinin asgjë për Eraldin.
Sipas policisë, dyshohet se vdekja ka ardhur nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Familjarët e tij treguan se ishte kapur nga policia për shkak të mungesës së dokumentacionit, por atë natë Eraldi qëndroi në Gjirokastër tek një kushëri i tij dhe të nesërmen pasi ishte dëgjuar me prindërit nëpërmjet rrjeteve sociale u kishte pohuar atyre se do të nisej për në shtëpi.