I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar arsyet e vizitës së tij në Kosovë. Në një intervistë për Gazetën Express, Lajçak është shprehur se përmes prezencës së tij në Prishtinë, ai kërkon të tregojë se Bashkimi Evropian e ndërmjetëson dialogun mes Kosovës e Serbisë.
Sipas tij, edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mbeten pas, referuar të dërguarit të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
“Ne punojmë shumë ngushtë me administratën e Joe Biden-it. Jemi në kontakte të rregullta dhe të afërta me Gabriel Escobar-in. Kjo do të jetë mundësia e parë për të udhëtuar në Prishtinë dhe Beograd bashkë. Qëllimet e këtij takimi mund të them se janë tri. E para, për ta treguar mesazhin e unitetit, për të treguar se dialogu është i ndërmjetësuar nga BE’ja dhe i mbështetur nga ShBA’ja. E dyta, për të dëgjuar nga partnerët dhe për të diskutuar me ta se si të ecim përpara me procesin dhe, e treta, për të diskutuar disa çështje aktuale,”- ka thënë ai për Gazetën Express.





